Aktualitet

Akuzat për financimet ruse/ “Thembra e Akilit janë inceneratorët”, Kryemadhi bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë pritet të bëjë para 14 majit: Nga të dhënat që kam, më rezulton se Rama ka kontraktuar…

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është shprehur se do i drejtohet institucioneve të drejtësisë, lidhur me çështjen e parave ruse për të cilën ajo akuzohet.

Përmes një interviste për News 24, Kryemadhi tha se këto akuza janë të planifikuara nga kryeministri Edi Rama, për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë, përpara zgjedhjeve të 14 majit.Ajo tha se sipas të dhanave që ka, rezulton se Rama ka kontraktuar një ekspert izraelit për këtë çështje, duke shtuar se e njëjta skemë u përdor edhe në Serbi nga presidenti Aleksandër Vuçiç kundër kundërshtarit politik.“Ata do të paguajnë mercenarë që të dalin në media dhe të marrin kohë për këtë çështje. Më ka dhënë një mundësi shumë të madhe për të qenë më tepër në media dhe për t’u artikuluar më shumë. Opinioni publik e kupton shumë mirë se çfarë është dhe pse është bërë. Do i drejtohem prokurorisë e gjykatës, edhe me padi civile në lidhje me shpifje. Edhe prokurorisë me kallëzim penal. Para 14 majit janë gati.Lufta nuk bëhet më me armë, bëhet me viruse, siç ndodhi që u izolua bota nga Covid, si dhe me Fake News. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Beograd. Vuçiç kishte përballë ish-kryebashkiakun e Beogradit dhe bëri të njëjtën gjë kundrejt tij, kontraktoi një kompani izraelite për të bërë dezinformim kundër tij.

Nga të dhënat që unë kam bërë del që është kontraktuar një ekspert irzaelit për të sajuar këtë histori. Për mua është një lajm vere.

Mamaja ime meqënëse ka qenë pjesë e administratës, ka pasur një kulturë të mbajtjes së dokumentacionit.Përsa i përket llogarive bankare, Monika Kryemadhi dhe familjarët e saj nuk kanë pasur kurrë llogari jashtë shtetit, aq më tepër që të lidhen me oligarkë rusë. Kryemadhi ka vetëm llogari bankare në Credins Bank, për të cilat gjithçka është publike”, u shpreh Kryemadhi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button