AktualitetDurresi Sot

Bledi Mane ka qenë i fejuar me një gazetare shqiptare? Nita i shpëton…

Një ditë më parë, banorët e “Big Brother VIP2” u vendosën përballë një tjetër sfide interesante. Kompania Deutschcolor ftoi banorët të bëhen pjesë e një lojë me pyetje duke u përgjigjur, “E vërtetë” ose “E gabuar”.

Sipas çifteve të ndara ata duhet të qëndronin paralel me njëri-tjetrin në dy anët e pishinës. Në oborr, në një lartësi të vogël ishin vendosur dy kova me bojë, njëra prej tyre “përfaqëson” përgjigjen e vërtetë, ndërsa tjetra të gabuarën.

Në një monitor më pas u shfaqen pyetjet që i përkisnin njërit prej çiftit, ndërsa tjetri do përgjigjej nëse është e saktë apo e gabuar. Nëse përgjigja është e gabuar, personi që përgjigjet laget me bojë nga tjetri.Një nga çiftet ishte krijuar nga Nita Latifi dhe Bledi Mane. Ky i fundit pyet këngëtaren nëse është e vërtetë se ka qenë njëherë i fejuar me një gazetare shqiptare?

Nita i shpëtoi kovës pasi tha se nuk ishte e vërtetë dhe Mane e konfirmoi përgjigjen e saj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button