Sport

VIDEO/ Amir Rrahmani shënon në portën e tij, Napoli i lë Interit vendin e parë –

Napoli ndodhet në një moment të vështirë. Ekipi i Conte ka bërë një tjetër hap të gabuar, këtë herë duke humbur ndaj Como në transfertë, 2-1.

Amir Rrahmani realizoi një autogol në minutën e 7. Mbrojtësi shqiptar e ktheu topin mbrapa, por portieri nuk ishte në vendin e tij dhe sfera shkoi në rrjetë.

Raspadori barazoi në minutën e 17, ndërsa Diao shënoi golin e fitores për Como. Pas kësaj humbje, Napoli i lë kreun Interit me një pikë më pak. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#VIDEO #Amir #Rrahmani #shënon #në #portën #tij #Napoli #lë #Interit #vendin #parë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button