“Sterilizimi”, Vokshi zbulon hapat e marra: I jemi drejtuar me kërkesë KLSH, Kryeministrisë e dy ministrive. Kërkuam…!

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat ka njoftuar se ky komision i është drejtuar me kërkesë për informacion disa institucioneve, në mënyrë që të zbulohet e vërteta në lidhje me koncesionet.
Vokshi: Kemi mbledhur firmat për mbledhjen e radhës, ditën e martë 10:30 Kemi mbledhur dokumentacionin për t’ua drejtuar institucioneve.
Shkresa e parë i është dërguar “Kryeministrisë”, më tej KLSH-së ku kemi kërkuar të gjitha llojet e auditimeve bashkë me shkresat shoqëruese për të hartuar raportet e tyre.
I jemi adresuar për procedurën ligjore edhe Ministrisë së Financave, APP dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
I jemi drejtuar ministres Alban Koçiu për fondet që i janë dhënë koncesioneve për çdo vit dhe për muajt e 2024./m.j
#Sterilizimi #Vokshi #zbulon #hapat #marra #jemi #drejtuar #kërkesë #KLSH #Kryeministrisë #ministrive #Kërkuam
Java News