VIDEO/ “Ku është Vlahoviçi”? Tifozët e Fiorentinës tallen me sulmuesin serb, regjia ua tregon nga stoli

Ajo e djeshmja ishte e gjitha një mbrëmje për t’u harruar për Juventusin. Bardhezinjtë u mposhtën thellë me shifrat 3-0 në transfertën kundër Fiorentinës. Si për të mos mjaftuar humbja në fushën e lojës, lojtarët e Juventusit janë përballur edhe me një rivalitet të ashpër në tribuna.
Tifozët kishin përgatitur një koreografi ku formohej fraza: “Juve merd*”. Ndërkohë gjatë ndeshjes, të pranishmit në stadium nuk kanë nguruar të thumbojnë edhe ish-sulmuesin e tyre, Dushan Vlahoviçin. “Ku është Vlahoviçi”, këndonin në kor tifozët vjollcë, duke u përpjekur të talleshin me ish-lojtarin e tyre, i cili u largua për rivalin e tyre më të madh, Juventusin. Sakaq, regjia i është përgjigjur në mënyrën e saj koreve, duke shfaqur pamjet e Vlahoviçit në stol./Sport Ekspres/
#VIDEO #është #Vlahoviçi #Tifozët #Fiorentinës #tallen #sulmuesin #serb #regjia #tregon #nga #stoli
SportExpress