Atentat me eksploziv dhe ndihmë për vrasje, GJKKO lë në burg “ushtarin” e Laert Haxhisë –

Pas ekstradimit nga Holanda, i dyshuari Kristi Bixhaku doli për herë të parë para Prokurorisë së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë arrest në burg.
SPAK kishte zbuluar prova që e çojnë 30-vjeçarin në konsumimin e veprave penale të “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “sigurimi i kushteve materiale për të kryer vrasje”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
30-vjeçari i cili sipas SPAK është pjesë e grupit të Laert Haxhiut, akuzohet se ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e Bujar Turkut, në datë 31 dhjetor të vitit 2022. Po ashtu ai akuzohet edhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje ndaj Genci Hida. Kristi Bixheku, rezulton i ndaluar në 2021 si autor i dyshuar i vrasjes së Fridman Xhaferajt në Korçë, por që më pas u lirua pasi nuk u provua përfshirja e tij.
Pas njohjes së masës së sigurisë arrest ne burg Bixheku po qëndron në ambietet e paraburgimit 313.
SPAK arriti të zbulojë skuadrën e Laert Haxhisë, ku u zbardhën 6 vrasje, 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 3 raste të vjedhjes me dhunë, 3 raste të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve, 1 rast i kanosjes së punonjësve të policisë, ngjarje këto të ndodhura në disa qytete të vendit, si edhe zbardhen e 2 vrasjeve të kryera në Greqi.
#Atentat #eksploziv #dhe #ndihmë #për #vrasje #GJKKO #lë #në #burg #ushtarin #Laert #Haxhisë
Java News