AktualitetDurresi Sot

Fiona Vitali, nxënësja ekselente në USA, dhuron kompjutera për shkollën Nënë Tereza në Durrës.

Fiona Vitali është nxënëse në shkollën BERNARD HIGH SCHOOL në New Jersey, SHBA. Para disa ditësh ajo ishte e ftuar ne Shtepinë e Bardhe me Këshillin e Udheheqjes Rinore për krizat ne komunitet. Ajo diskutoi në Zyrën e Politikës Kombetare të Kontrollit te Drogës,pas perzgjedhjes se bërë për të trajtuar në panel rëndësine e punës parandaluese kundrejt abuzimit të të rinjeve me substanca narkotike . Në këtë takim moren pjesë personalitete të jetës politike të SHBA si Ministri i Arsimit Miguel Cardona, Senatori Grassley etj. Fjala e sajë u vlerësua nga pjesmarresit.

Fiona Vitali është një nxënëse me rezultate maksimale në të gjitha lëndët në shkollën BERNARD HIGH SCHOOL, dhe është shquar ne veprimtari për ndihma sociale nepërmjet donacioneve. Një donacion të tillë ajo e ndermori ne bashkepunim me kusheririn Glen Marku edhe për shkollën Nene Tereza në Durrës, ku ka qënë nxënëse dhe e ëma e sajë dikur. Në fillim të vitit shkollor solli vetë 4 copë kompjutera prane kesaj shkolle, dhe me pas dërgoi nepërmjet nënës së sajë edhe 6 të tjerë. Ajo më parë bëri nje thirrje në internet, nepërmjet të ciles ka bërë me dije se nxënësit e kesaj shkolle kanë dashuri për të mësuar, por nuk kanë teknologjinë e duhur për ta bërë këtë. Kompjuterët e tyre janë të pariparueshëm dhe të vjetëruar. Pa qasje të qëndrueshme në internet, njohuritë teknologjike nuk përfshihen në klasat e tyre dhe mungojnë në karrierën e tyre të të mësuarit. Kjo përbën një sfidë të madhe për këta studentë . Pas kerkesës së bërë u mblodhën nga donatore të ndryshëm rreth 2,300 $. Lidhur me këtë donacion drejtoresha e shkollës Nënë Tereza Ada REXHA ka dërguar nje leter falenderimi ku e ka vlerësuar maksimalisht kete donacion. Ajo shkruan se gjatë verës, Fiona udhëtoi për në Shqipëri dhe u takua me kusheririn e sajë Glenin për të dorëzuar kompjuterët në shkollë: “ Ishte kaq e mrekullueshme që pata mundësinë të takohesha personalisht me ju dhe familjet tuaja u shkruan ajo. Shkolla jonë do t’i përdorë këta kompjuterë për të krijuar një laborator kompjuterik për të ndihmuar studentët tanë të rinj të mësojnë aftësitë bazë të teknologjisë. Mësuesit tanë ju falënderojnë shumë që i keni ndihmuar në këtë teknologji shumë e nevojshme pasi shkolla jonë nuk ka fare akses në kompjuterët e nxënësve. Duke ecur përpara, ne do të kërkojmë të zgjerojmë laboratorin tonë të kompjuterave falë punës tuaj të palodhur për fillimin e këtij procesi me vlerë”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button