Shëndeti

VIDEOLAJM / Estradë edhe në dyert e SPAK, Bektashi hesht para gazetarëve, plasin të qeshurat

Pas skenave në Kuvend nga Berisha dhe të tijët një tjetër episod qesharak ka ndodhur para SPAK.

Biznesmeni Fatmir Bektashi është paraqitur ditën e sotme pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi detyrim paraqitje për të.

Pasi firmosi para agjentëve të BKH-së, Bektashi ka dalë nga ambientet e gjykatës. Para tij janë vendosur gazetarët, të cilët i kanë drejtuar disa pyetje.

Mënyra se si u përgjigj biznesmeni mund t’ua ilustrojmë vetëm me video pasi para tyre nuk lëshoi asnjë fjalë.

Pyetje: Për çfarë u paraqitët sot?

Pyetje: Si jeni?

Pyetje: No comment?

Pyetje: A keni kryer shkelje zoti Bektashi në rastin e privatizimit “Partizani”?

Kjo situatë shkaktoi të qeshura mes gazetarëve dhe tij. Me gjasë kjo është ‘deklarata’ më e heshtur para ambienteve të SPAK deri më sot.

Videon e plotë mund ta shikoni më poshtë.

/a.r

 

#VIDEOLAJM #Estradë #edhe #në #dyert #SPAK #Bektashi #hesht #para #gazetarëve #plasin #të #qeshurat

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button