Aktualitet
Kaos/ Përplasje mes deputetit të PD-së dhe PS-së në komisionin e Ligjeve

Tensione edhe brenda komisioneve. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula dhe ai i PS-së, Petro Koço janë përplasur me njëri-tjetrin në Komisionin e Ligjeve.
Mbledhja u ndëpre pasi deputetët e opozitës, që hynë në Kuvend nga dritarja, u futën në Komisionin e Ligjeve dhe bllokuan punimet.
BISEDA MES TYRE:
“Mos e kruaj shumë me mua”, iu drejtuar deputeti i PS-së, ndërsa Dashnor Sula iu drejtua: “Turp të kesh, hajdutë”.
Dashnor Sula: Turp i zi (shtyn karrigen).
Petro Koço: Mos bërtit.
Dashnor Sula: Çfarë të mos bëj unë, të bërtas.
Petro Koço: Mos e kruaj shumë me mua.
Dashnor Sula: Me ty? E kruaj me ty dhe me kë të më dojë qejfi. Turp të kesh, hajdutë.
#Kaos #Përplasje #mes #deputetit #të #PDsë #dhe #PSsë #në #komisionin #Ligjeve
Lapsi