Konflikti te Kepi i Rodonit/ Frroku: Nuk di kush qëlloi me armë

Detaje të reja janë zbuluar për arrestimin e ish-deputetit Mark Frrokut në lidhje me konfliktin të Kepi i Rodonit. Mësohet se të dy palët e përfshira në konflikt janë marrë në pyetje.
Frroku ka deklaruar se është kontaktuar nga kisha për të bërë rrethimin e sipërfaqes së pronës prej 5,4 dynymësh dhe thotë se nuk dinte të ketë qëlluar njeri me armë nga njerëzit që po punonin për rrethimin e tokës si dhe nga ata që ishin me të në vendngjarje.
“Jam kontraktuar nga kisha për të bërë rrethimin e tokës.Në momentet që po punonim jemi sulmuar nga një grup fshatarësh të cilët na thanë që të ndërpresim punimet se toka është e jona.Na kanë goditur e ne jemi mbrojtur. Ndërkohë ka ardhur policia e na ka ndarë e më pas na ka ndaluar. Lidhur me tokën, kisha ka dokument të vjetër pronësie. Nuk di të ketë qëlluar njeri me armë nga njerëzit që po punonin për rrethimin e tokës sidhe nga ata që ishin me mua në vendngjarje” ka thënë ai para .
#Konflikti #Kepi #Rodonit #Frroku #Nuk #kush #qëlloi #armë
Lapsi