Debat te ‘ligjet’/ Bushka-Nallbatit: Kërkoni falje për dhunën në Kuvend

Sherri i një dite më parë në Kuvendin e Shqipërisë, është transferuar sot në Komisionin e Ligjeve. Sërish protagonist ishte deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, i cili një ditë më parë qëlloi deputetin socialist me grusht.
Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka nuk lejoi deputetët e opozitës që të merrnin fjalën, e kjo solli edhe revoltë nga ana e tyre.
Pjesë nga debati
Klotilda Bushka: Këtë revanshin e ulërimës, ndërprerjes gjuhës së urrejtjes përdoreni atje ku ju ecën, jo në kuvend.
Gazment Bardhi: Përjashtuat 23 deputetë….
Bushka: Mendova se do të kërkonit falje për sjelljet e dhunës. Ky është fundi i parlamentarizmit. Mendova se do të kërkonit falje. Do të distancoheshit nga aktet e dhunës.
Nallbati: Më jep fjalën. O ti zonjë më jep fjalën se fole për mua
Klotilda Bushka: Keni prekur fundin.
#Debat #ligjet #BushkaNallbatit #Kërkoni #falje #për #dhunën #në #Kuvend
Lapsi