Video/ Bayern nuk njeh mëshirë, 8-0 ndaj Darmstadt: Gjasula me të kuqe, miqtë e mbyllën me 9 lojtarë

Bayern e ekzagjeron dhe shkatërron Darmstadt 8-0 në javën e nëntë të Bundesligës. Pas tre kartonëve të kuq në pjesën e parë (përfshirë atë të Kimmich që do të mungojë në Klassiker me Dortmund), trigolëshi i Kane dhe dygolëshat e Sané dhe Musiala vendosën ndeshjen. Müller shënoi golin e mbetur për bavarezët, si gjithnjë pa mëshirë ndaj kundërshtarit. Humbja e nëntë radhazi, ndërkohë, për Union Berlin, që u dorëzua 2-0 në Bremen. Augsburg përmbysi Wolfsburg 3-2, ndërsa Borussia Mönchengladbach mposhti Heidenheim 2-1.
Mesazh shumë i qartë për Dortmund në javën që paraprin Klassiker në Bundesligë. Bayern e ka seriozisht. Në Mynih, skuadra e Tuchel mposhti Darmstadt me rezultatin 8-0, pas një ndeshje të çmendur dhe me dy fytyra. Në fakt, sfida ishte menjëherë me intensitet. Në minutën e 4′ Kimmich humbi topin dhe rrëzoi përtokë Mehlem që ishte nisur drejt portës. Karton i kuq direkte dramatik, jo vetëm sepse i la bavarezët me dhjetë lojtarë, por sepse do ta pengojë asin e Tuchel të luajë kundër verdhezinjve. Megjithatë, do të vijnë edhe dy përjashtime të tjerë: Gjasula dhe Maglica i lanë miqtë me nëntë lojtarë para pushimit. Lojtari i Kombëtares u ndëshkua në minutën e 21′, ndërsa kroati në fundin e pjesës së parë. Kështu që skuadra e Tuchel mori epërsinë numerike.
Lexo më tej: Dygolësh i Coman e Sané, Bayern asfalton Freiburg: Leverkusen rimerr kreun
Bavarezët u përpoqën menjëherë ta shfrytëzonin dhe, pasi goli i Sané u anulua për pozicion jashtë loje, e bënë diferencën në pjesën e dytë. Trigolëshit të Kane (51′, 69′ dhe 88′) iu shtuan edhe dygolëshat e ish-lojtarit të City Sane (56′ dhe 64′) dhe Musiala (60′ dhe 76′). Goleadës iu shtua edhe Müller (71′), ndërsa Bayern është tashmë i vetëm në krye të renditjes, duke pritur Dortmund dhe Leverkusen.
REZULTATET
Bundesliga Germany
Augsburg 3-2 Wolfsburg
Bayern Munich 8-0 Darmstadt
Borussia Monchengladbach 2-1 FC Heidenheim
VfB Stuttgart 2-3 Hoffenheim
Werder Bremen 2-0 Union Berlin
#Video #Bayern #nuk #njeh #mëshirë #ndaj #Darmstadt #Gjasula #të #kuqe #miqtë #mbyllën #lojtarë
Lapsi