Aktualitet

Merr flakë në lëvizje makina në Berat, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet në pronësi të një shtetasi nga Tirana është përfshirë nga flakët. Mësohet se mjeti ka marrë flakë ndërsa ishte në lëvizje, në qytetin e Beratit.

Mjeti, tip kamionçinë, me targa AA 909 NJ ka marrë zjarr nga pjesa e përparme e makinës. Më vendngjarje janë gjendur menjëherë dy mjete zjarrfikëse dhe efektivë të shumë. Ata kanë lokalizuar shpejt flakët dhe të kryejnë shuarjen e plotë të zjarrit në mjet.

Si pasojë e zjarrit motori i makinës në pronësi të shtetasit nga Tirana Fran Kaçorri u shkrumbua tërësisht. Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka pasur të lënduar.


#Merr #flakë #në #lëvizje #makina #në #Berat #shpëton #mrekullisht #shoferi

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button