Sport

Egnatian e mund vendi i fundit në Superiore, Teuta zhyt Tiranën në zonën e ftohtë –

Skënderbeu ka befasuar Egnatian në javën e 26 të “Abissnet Superiores”. Kampionët në fuqi të kampionatit u mposhtën me rezultatin minimal 1-0 nga ekipi i vendit të fundit. Ndeshja u vendos në minutën e 60, kur Nikaj shndërroi në gol një 11 metërsh.

Në krahun tjetër Teuta ka mposhtur Tiranën me rezultatin 2-1. Jarmouni kaloi bardheblutë në epërsi që në minutën e 15, por festa e kryqytetasve zgjati pak. Vetëm 3 minuta më vonë Simeu ktheu sërish baraspeshën. Goli i fitores u realizua në minutën e 88 dhe mban autorësinë e Llocit. Ky i fundit u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dha tre pikë të vyera Teutës. Bregdetarët kaluan Tiranën në renditje, e cila tashmë është zhytur më thellë në zonën e ftohtë të “Abissnet Superiores”./Sport Ekspres/

#Egnatian #mund #vendi #fundit #në #Superiore #Teuta #zhyt #Tiranën #në #zonën #ftohtë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button