Përshkallëzimi i luftës, Emiratet e Bashkuara Arabe i bëjnë thirrje OKB-së për një takim urgjent
Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mblidhet “sa më shpejt të jetë e mundur”. Kjo vjen pas fillimit të operacioneve tokësore të ushtrisë izraelite në Gaza dhe ndërprerjes së telekomunikacionit në palestinë. Këshilli mund të mblidhet që nesër, thanë burime diplomatike.
Emiratet e Bashkuara Arabe kërkuan informim nga kreu i agjencive të ndihmës së OKB-së Martin Griffiths dhe kreu i agjencisë palestineze të refugjatëve (UNRWA) Philippe Lazzarini. Ndërkohë bombardimet e Izraelit ndaj Gazës janë intensifikuar.
Ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi në Gaza tha se numri i njerëzve të vrarë në territor që nga 7 tetori është rritur në 7,650 si rezultat i sulmeve, ndërsa 19,450 njerëz të tjerë janë plagosur.
#Përshkallëzimi #luftës #Emiratet #Bashkuara #Arabe #bëjnë #thirrje #OKBsë #për #një #takim #urgjent
Lapsi