Shëndeti

“Do e ankimosh vendimin apo do bësh politikë”, Gjokutaj sherr me Gjikondin: S’të jap xhevap ty unë…

Juristja Brisida Gjikondi dhe avokati Genc Gjokutaj janë “përplasur” në emisionin “3D” në RTSH 1 për çështjen e ish-kryeministrit Berisha i cili është nën hetim nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Teksa Gjikondi ka pyetur Gjokutajn se do të ankimohet vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë që i kërkon Berishës të paraqitet për t’u njohur me masën e sigurisë.

Biseda mes Brisida Gjikondit dhe Genc Gjokujat:

Brisida Gjikondi: E ka parë e gjithë Shqipëria…

Genc Gjokutaj:  Atëherë Brisida duhet të të përgjigjem ty unë. Nëse jemi mbledhur për çështjen Berisha, ti mund të japësh një opinion, të bësh pyetje…

Brisida Gjikondi: Do e ankimosh këtë vendim në rrugë ligjore apo do bësh politikë?

Gjokutaj:  Po nuk të jap xhevap unë…

Brisida Gjikondi: Do bësh politikë… Do e ankimosh po të pyes…

Genc Gjokutaj: Kur të mbaroj unë, ki durimin dhe mirësjelljen që unë të mbaroj dhe ti bëje pyetjen. Nuk është etike ta ndërpresësh tjetrin. Shiko Gencin, se je femër dhe ke një avantazh se të jepja një përgjigje që…

Alban Dudushi: Avokat, jemi me cilësi profesionale, jo gjinore…

Brisida Gjikondi: Nuk përfshihem te gjinorja unë!

/a.r

#ankimosh #vendimin #apo #bësh #politikë #Gjokutaj #sherr #Gjikondin #Stë #jap #xhevap #unë..

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button