Aktualitet
Automjeti përplas biçikletën, plagoset 56-vjeçarja në Shkodër

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Shkodër. Sipas informacioneve rreth orës 07:45, në lagjen “Tre Heronjtë”, automjeti me drejtuese një 34-vjeçare, ka aksidentuar shtetasen me inicialet Z. M., 56-vjeçe, që lëvizte me biçikletë, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
#Automjeti #përplas #biçikletën #plagoset #56vjeçarja #në #Shkodër
Lapsi