Aktualitet
Aksident në Shkodër, shoferja përplas biçikletën, plagoset 56-vjeçarja

Aksident në Shkodër. Rreth orës 07:45, në lagjen “Tre Heronjtë”, automjeti me drejtues shtetasen me inicialet M. N., 34 vjeçe, ka aksidentuar shtetasen me inicialet Z. M., 56 vjeçe, që lëvizte me biçikletë, e cila u dërgua në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
#Aksident #në #Shkodër #shoferja #përplas #biçikletën #plagoset #56vjeçarja
Lapsi