Video/ ‘Striptease’ pas një barazimi: ‘i dëmtuari’ Zambrano dhe e fejuara nën stuhinë e kritikave

Carlos Zambrano, mbrojtësi i Alianza Lima që ende po rikuperohej nga një dëmtim i rëndë që e detyroi të humbiste disa ndeshje, përfundoi në një stuhi kritikash. Faji i Zambrano ishte se improvizoi një ‘striptease’ gjatë ditëlindjes së të dashurës së tij, bukuroshes Marcia Succar. Tifozëve të klubit peruan nuk u pëlqeu aspak mënyra sesi Zambrano e kaloi mbrëmjen pas barazimit 0-0 ndaj ADT-së. Ky barazim jo vetëm që nuk e lejoi Alianza të arrinte kreun e kampionatit, por madje e zbriti në vendin e tretë.
Një kërcim i guximshëm, dollarë dhe striptease i postuar në internet. Carlos Zambrano, mbrojtësi i Alianza Lima, klub futbolli peruan, gjeti mënyrën e përsosur për të përfunduar në polemika. Gjatë ditëlindjes së të dashurës së tij ai realizoi një striptease në një klub nate. Të ftuarit e kanë përjetësuar me celularët e tyre dhe e kanë bërë videon të bëhet virale. Në moment Zambrano përfundoi mes kaosit, i sulmuar nga tifozët e tij.
TIFOZËT SULMOJNË MBROJTËSIN
Tifozëve të Alianza Lima nuk u pëlqeu aspak mënyra sesi Zambrano e kaloi mbrëmjen pas barazimit 0-0 kundër ADT. Barazimi nuk e lejoi Alianzën të ngjitej në krye të kampionatit. Një ndalesë e papritur në një moment vendimtar të turneut, i cili megjithatë nuk e pengoi mbrojtësin të festonte, të kërcente dhe të argëtohej në festë.
Qué jugador nos perdimos.
Carlos Zambrano, señoras y señores. pic.twitter.com/cYlVkn9z0h
— Pato12BJ (@PATO12BJ) October 22, 2023
#Video #Striptease #pas #një #barazimi #dëmtuari #Zambrano #dhe #fejuara #nën #stuhinë #kritikave
Lapsi