Atentat ndaj një shqiptari në Spanjë, i riu u braktis në derën e spitalit

Mediat spanjolle raportojnë se një shqiptar ka rënë pre e një atentati me armë këtë të martë në këtë vend. Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por thuhet se ai është plagosur rëndë. Incidenti thuhet se ka ndodhur në Katalonjë. I riu shqiptar është shfaqur i plagosur me armë zjarri në derën e spitalit Vendrell, në Baix Penedès (Tarragona).
Për momentin nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe gjendja e tij. Policia spanjolle ka konfirmuar ngjarjen për mediat, por nuk ka dashur të japë më shumë detaje për atë që ka ndodhur. I plagosuri u fut vetë në zonën e urgjencës së spitalit dhe është trajtuar me shpejtësi nga shërbimet mjekësore. Nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore.
Mediat shkruajnë se ai u dërgua nga persona të tjerë që e braktisën në derën e spitalit. I riu shqiptar kishte dy plagë me armë zjarri, një në secilën këmbë. Ai kishte edhe një goditje në kokë. Autoritetet janë duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë të spitalit për të identifikuar persona të tjerë të përshirë. Pritet të merret më vonë edhe dëshmia e shqiptarit. ©
#Atentat #ndaj #një #shqiptari #në #Spanjë #riu #braktis #në #derën #spitalit
Lapsi