Aktualitet

Flet avokati i Jamarbër Malltezit: U la në burg pa prova

avokati

Avokati Jamarbër Malltezit foli për mediat pas vendimit të GJKKO që vendosi atë ta lërë në burg. Avokati Klodian Skënderi tha se nuk ka vepër penale pasi personat nën hetim, duke përfshirë këtu dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi janë në një marrëdhënie juridiko-civile të pastër. Sipas tij, do shumë guxim të akuzosh persona që janë trashëgimtarë të ligjshëm të pasurive nga familje të mirënjohura tiranase.

“Në rastin konkret nuk ka vepër penale pasi personat nën hetim janë përballë një marrëdhënie juridiko-civile të pastër. Nuk mund të aludohet që me anë të ligjeve apo VKM-ve që as janë atakuar në kohë, as janë kundërshtuar, të pretendohet kryerja e një vepre penale. Qëndrimi jonë në raport me akuzat e atribuara në rastin e Jamarbër Malltezit është një qëndrim mohues dhe këtë e them me bindje.

Kemi parë për aq sa mundëm fashikujt e depozituar nga ana e Prokurorisë në Gjykatë dhe të akuzosh dikë sepse është një trashëgimtar i ligjshëm i një familje të mirënjohur tiranase siç është familja Begeja dhe se ka lidhur marrëdhënie kontraktore me një trashëgimtar tjetër të një familje tjetër tiranase është shumë e guximshme. Standardi i provueshmërisë është shumë i ulët dhe me këto aludime në këtë vend po cenohet parimi i sigurisë juridike” – u shpreh avokati. ©


#Flet #avokati #Jamarbër #Malltezit #në #burg #prova

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button