Aktualitet

Gjykata e ka thirrur për të dëshmuar/ Vjen reagimi i parë i Sali Berishës

Sali Berisha

Të martën në orën 14.00, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka thirrur për ta marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjykata e cilëson si të njoftuar Berishën për vendimin dhe më pas është e detyruar të zbatojë procedurën. I pyetur nëse do të marrë pjesë në këtë seancë, Berisha tha se nuk ka marrë asnjë njoftim.

“Nuk kam asnjë njoftim. Nuk refuzoj kurrë të paraqitem në gjykata dhe prokurori, por në rastin konkret ka një bllokim të plotë kushtetues. Unë bëra çdo përpjekje në pushtet që ta zhduk këtë pengesë. Kam qenë dhe jam i mendimit që pavarësisht nga çdo çmim njerëzit duhet të jenë në kushtetutë të barabartë.

Në tërësi për fat të keq nuk janë, por ka vende që i kanë. Ka vende që deputetin për një arsye apo një tjetër e thërret policia. Kur unë e dërgova këtë nen për heqje të plotë të çdo kufizimi për heqje të kufizimit ndaj deputetëve Rama e hodhi poshtë në mënyrë kategorike. Dihet që ai refuzoi dhe kërkesën për Saimir Tahirin.


Unë tani jam në këtë situatë: Të shkel kushtetutën? Nuk e bëj. Të ndryshoj kushtetutën? Jam dakord. Të veproj ndryshe nga kushtetuta? Nuk e bëj dot. Ka një nen në kushtetutë që është i qartë se deputetit nuk mund t’i kufizohet lëvizja pa lejen e Kuvendit.

A do të shkoj në Gjykatë? Unë Kushtetutën nuk e shkel dot. Do të marrin një masë më të fortë ndaj meje? Nuk kam asnjë problem. Kushtetutën nuk e thyej. Të mblidhet parlamenti. Kanë ardhur efektivë të policisë? Unë kam pasur ndonjë takim. Unë nuk kam takuar njeri. Kam parë mediat që thanë se kanë ardhur në PD dhe tek shtëpia, por unë nuk i kam takuar” – tha Berisha në Syri Tv.

Seanca ndaj Berishës është caktuar ndërkohë që dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi ndodhet prapa hekurave për privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë. Atje janë ndërtuar disa kulla. Ndaj Berishës, është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokimi i pasaportës për të dalë nga vendi. ©

#Gjykata #thirrur #për #të #dëshmuar #Vjen #reagimi #parë #Sali #Berishës

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button