Aktualitet
Zjarr në Korfuz, drejt shuarjes flakët afër shtëpive dhe hotelit

Një zjarr i madh ka përfshirë veriun e Korfuzit paraditen e sotme në Greqi. Flakët janë favorizuar edhe nga erërat e forta. Fillimisht zjarri ka rënë pranë ndërtesave, si edhe një hoteli, i cili mësohet se është e braktisur. Më pas flakët kanë përparuar deri pranë bregdetit.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse. Ata operojnë me 22 zjarrfikës me 9 automjete, si dhe 4 avionë dhe 1 helikopter. Mësohet se tashmë vatrat e zjarrit janë drejt shuarjes.
#Zjarr #në #Korfuz #drejt #shuarjes #flakët #afër #shtëpive #dhe #hotelit
Lapsi