Aktualitet
Ndërtoi pa leje në zonën “Laguna e Patokut” në Laç, arrestohet 61-vjeçari

Një 61-vjeçar është arrestuar sepse ndërtoi pa leje në zonën “Laguna e Patokut”. Sipas policisë 61-vjeçari ndërtoi një objekt njëkatësh për ta përdorur si lokal.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin njoftojnë se kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Z. T. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
#Ndërtoi #leje #në #zonën #Laguna #Patokut #në #Laç #arrestohet #61vjeçari
Lapsi