Po filmonte telefonin e Berishës, Noka qëllon operatorin në sallën e Kuvendit
Një incident është shënuar gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, ku një operator i mediave të akredituara është qëlluar me rregulloren e Kuvendit nga ana e deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Burime bëjnë me dije se shkak për reagimin e Nokës, ishte filmimi që kameramani po i bën telefonit të ish-kryeministrit Berisha.
Në momentin që po filmohej, Berisha po shihte një video denoncim që i kishte ardhur në Whatsapp.
Në lidhje me veprimin e deputetit demokrat reagoi dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila i tërhoqi vërejtje Nokës dhe tha se duhet treguar respekt ndaj medias së lirë.
“Kam dhe një vërejtje ndaj jush zoti Noka, nuk mund të reagoni ndaj medias ashtu duke i qëlluar me rregulloren e parlamentit. Respekte ndaj medias së lirë, nuk mund të rri pa reaguar kur shoh një veprim të tillë. Nuk janë kameramanët e mi, por të medias së lirë”, tha Nikolla.
Nga ana tjetër deputeti Noka u shpreh se është e turpshme të fimohen telefonat e deputetëve të parlamentit.
“Është turp që filmohen telefonat e deputetit”, tha Noka.
/f.s
#filmonte #telefonin #Berishës #Noka #qëllon #operatorin #në #sallën #Kuvendit