Sport

Video/ “He’s f*****g back”: fjalët e Colwill për Brojën entuziazmojnë tifozët e Chelsea

Colwill

Impakti i Armando Brojës te Chelsea ishte fantastik. Sulmuesi i kombëtares shqiptare i rikthyer titullar pas gati një viti, si pasojë e dëmtimit të rëndë, shënoi gol dhe impresionoi teknikun Pochettino me lojën e treguar. Shkodrani u duartrokit nga tifozët gjatë daljes nga fusha, por entuziazmin e rikthimit të tij e kanë ndjerë edhe vetë lojtarët e Chelsea. Levy Colwill nuk e ka përmbajtur kënaqësinë për lojën e Brojës dhe kthimin e tij në forcë.

22 vjeçari u rikthye te goli pas plot 359 ditësh, duke mposhtur portierin e Fulham në minutën e 20’, për golin që vulosi suksesin 0-2 të Blues në derbin e Londrës. Vetëm dy minuta më parë, Colwill kishte dhënë një asist për golin e parë të Mudryk. Broja doli nga fusha në minutën e 65′, pasi ndjeu një shqetësim muskular. Asgjë serioze e  në fund ai u bashkua me lojtarët në përshëndetjen për tifozët.

Lexo më tej: Armando Broja kundër Çekisë do të jetë, konfirmimin e jep Pochettino: “Asgjë serioze”


E ndërsa duartokisnin ata që kishin ndjekur ndeshjen në Craven Cottage Levy Colwill, nuk i fshehu emocionet. “Broja, ai u kthye (He’s f*****g back)”, fjalë që bënë të buzëqeshte edhe sulmuesin shqiptar. Chelsea duket se ka gjetur sulmuesin që mund t’i japë një shkundje sezonit të nisur aspak mirë të londinezëve.



#Video #Hes #fjalët #Colwill #për #Brojën #entuziazmojnë #tifozët #Chelsea

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button