Reagon pasi u sulmua gazetari Zefi: Nuk kam frikë e as droje, askush s’më ndal në luftën me të vërtetën

Editori i “Pamfletit” Gjergj Zefi ka reaguar për sulmin kriminal që i ndodhi. Persona të maskuar i bënë pritë me makinë pasi doli nga zyra, duke e sulmuar me sende të forta.
Gazetari Gjergj Zefi në një reagim shkruan se askush nuk e ndalon dot betejën e tij më të vërtetën. Sipas tij, çdo sulm e motivon akoma më shumë në këtë mision.
Reagimi i Gjergj Zefit:
“Gjithkush mendon se mund të më mposhtë në luftën time për të vërtetën: Gabon!
Kurrë dhe për asnjë arsye nuk tërhiqem…
Çdo sulm ndaj meje, më motivon më shumë në rrugën për të vërtetën në këtë vend…
U përpoqët me presione dhe nuk ja arritët; u përpoqët me gjyqe, nuk ja arritët; u përpoqët të më denigroni dhe të më tërhiqni në prehrin e tallavasë, prapë nuk arritët; më sulmoni si cubat të fshehur pas makinave; nuk do ja arrini kurrë dhe për asnjë arsye…
Nuk kam as frikë e as droje; cubat godasin pas shpine, trimat dalin përballë…
Jam shumë më i fortë se ju mendoni…
Falënderoj të gjithë miqtë që u interesuan për shëndetin tim…
Jam mirë dhe më i fortë se kurrë!
/a.r
#Reagon #pasi #sulmua #gazetari #Zefi #Nuk #kam #frikë #droje #askush #smë #ndal #në #luftën #të #vërtetën