Shëndeti

Grupi i Laert Haxhiut / Policia sekuestron automjetin e Klea Gjatës, pritet zbardhja e bisedave nga burgu i Janinës

Policia e Lushnjes ka sekuestruar automjetin tip “Mercedes-Benz GLK” në përdorim të Klea Gjatës, vajzës e cila u arrestua në kuadër të operacionit “Kurrë mos harro”, si pjesëtare e grupit të Laert Haxhiut.

Makina, që është në pronësi të nënës së Klea Gjatës, u sekuestrua me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, që udhëheq këtë hetim.

Klea Gjata konsiderohet si e dashura e Laert Haxhiut. Përveç makinës, asaj iu sekuestrua edhe celularit pasi hetuesit besojnë se mund të zbardhin bisedat mes Klea Gjatës dhe Laert Haxhiut nga burgu i Janinës ku po mbahet i arrestuar ky i fundit.

12 persona u arrestuan javën e kaluar në kuadër të operacionit “Kurrë mos harro”. Artan Tafani, i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, zbuloi grupin e Laert Haxhiut dhe zbardhi 6 vrasje të kryera ndër vite nga ky grup rival i bandës së Aldo Bares.

/a.r

#Grupi #Laert #Haxhiut #Policia #sekuestron #automjetin #Klea #Gjatës #pritet #zbardhja #bisedave #nga #burgu #Janinës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button