Shëndeti

Eksperti: Pritet rritja e euros

Artan Gjergji, ekspert për tregjet financiare, në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, u shpreh se pritet një rritje e lehtë e euros në muajt në vijim.

“Kursi i këmbimit është një ekuacion me shumë ndryshore. Kjo do të thotë se nëse do të kemi sërish prurje të euros, si në rrugë formale, ashtu edhe në rrugë informale, do të kemi zhvlerësim të kësaj monedhe. Megjithatë, duke marrë të mirëqenë se nuk do të ketë shtime të tjera, në 6-mujorin e dytë ndoshta do të kemi rritje të ofertës monetare në lekë në qarkullim. Kjo mund të çojë në një rritje të lehtë të euros, në 108 ose 109 lekë”, tha Gjergji.

 

/a.d

 

#Eksperti #Pritet #rritja #euros

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button