Zbardhen diskutimet nga Konferenca e Kryetarëve / Bardhi: Po na mohoni hapësirën! Komisionet hetimore e drejtë kushtetuese

Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku po diskutohen dy kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore.
Bëhet fjalë për komisionin për koncesionet në shëndetësi dhe atë për trajtimin e të dhënave Personale, të sistemit TIMS.
Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi në mbledhje theksoi se nëse mazhoranca ka pretendime për objektin e kërkesave, i ftoi që ta riformulojnë.
“Nëse keni pretendime për objektin, hajdeni ta riformulojmë. Por ju kërkoni të mohoni të drejtën e opozitës, duke shkelur kushtetutën e Shqipërisë. Po shkelni çdo parim demokratik, duke i mohuar opozitës çdo hapësirë. Është kushtetuta, që i garanton opozitës të drejtat për komisionet hetimore.”, tha Bardhi.
/a.r
#Zbardhen #diskutimet #nga #Konferenca #Kryetarëve #Bardhi #mohoni #hapësirën #Komisionet #hetimore #drejtë #kushtetuese