Shqipëria merr presidencën e radhës të MNRA

Shqipëria mirëpret për herë të parë zhvillimin e Asamblesë Plenare të 22-të të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore. Në këtë takim pas votimit të bërë nga vendet anëtare, u bë dorëzimi i Presidencës së radhës nga përfaqësuesi i Entit Rregullator Kroat, Josip Popovic, tek Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi e cila deri tani mbante postin e zv/presidentes.
Gjatë fjalës së saj, kryetarja e AMA, Armela Krasniqi bëri një prezantim mbi punën e Entit Rregullator të tregut audio dhe audioviziv në Shqipëri dhe nismat që synojnë përshtatjen me realitetet e reja të tregut mediatik.
I pranishëm ishte edhe presidenti i ERGA-s Itali, Giacomo Lasorella, i cili vuri theksin në prioritetin e të drejtave të përdoruesve të mediave.
Drejtorja e Politikave Publike dhe zv. Kryetarja e Çështjeve të BE-së në Facebook, Marisa Jimenez Martin u ndal në forcimin e bashkëpunimit me rregullatorët, për të shmangur dezinformimin.
Në këtë takim të nivelit të lartë, me praninë e krerëve të enteve rregullatore të vendeve anëtare të MNRA, u diskutua mbi çështje të rëndësishme lidhur me sfidat që përballet mjedisi mediatik.
#Shqipëria #merr #presidencën #radhës #të #MNRA
Lapsi