Aktualitet

Vuçiç, “i trishtuar” për policin Bunjaku: Edhe vetë Radojçiçin do ta hetojmë për vrasjen e tij

Serbia do të hetojë ngjarjet që çuan në përleshjen e armatosur në manastirin e fshatit Banjskë të Zveçanit, për të cilën Prishtina akuzon Beogradin. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, presidenti Aleksandër Vuçiç dënoi vrasjen e policit të Kosovës dhe tha se do të nisë procedurat në organet e drejtësisë, duke hetuar të dyshuarit, përfshirë Milan Radoiçiç, të cilin Prishtina e akuzon si organizator të sulmit. Ai u zotua gjithashtu se do të hetohet origjina e armëve të konfiskuara pas ngjarjes, mes të cilave përfshihen granata, zolla, mitralozë, kallashnikovë, autoblinda, dronë, municion, e uniforma ushtarake.

“Milan Radoiçiç do të thirret nga autoritetet kompetente dhe masa do të merren në përputhje me ligjet e republikës së serbisë.Tani i takon prokurorëve të shqyrtojnë rastin. Këta njerëz e konsiderojnë Kosovën vendin e tyre dhe Shqiptarët si pushtues. Dhe kur i pyet: Më fal por çfarë bën policia e Kosovës në veri, mbi bazë të cilit rregull ligjor ndërkombëtar qëndron aty?A skush nuk mund ti përgjigjet kësaj pyetje”, tha Vuçiç.

Ai akuzoi Policinë e Kosovës se qëlloi për vdekje në kokë një prej personave të armatosur, nga një distancë prej një metër, pasi ky i fundit ishte dorëzuar. Vuçiç e cilësoi këtë si një ekzekutim.

“Duhet t’iu informoj se kemi kontroll të plotë mbi dëshmitë dhe rrëfimet e dëshmitarëve që pretendojnë se Bojan Mijailoviç, u qëllua nga një metër distancë; u ekzekutua me plumb në kokë në një mënyrë brutale, pavarësisht se më herët i ishte dorëzuar policisë me plagë të lehta. Prishtina dërgoi vrasës për të ekzekutuar serbët në vend që të veprojë apo mbrojë popullsinë”, tha presidenti serb.

Vuçiç mohoi pretendimet e Kosovës, se Beogradi nxiti dhunën, duke thënë se Serbia nuk përfiton nga një situatë e tillë që minon pozicionin e saj në bisedimet me Prishtinën. Sipas tij, shkaku i të gjitha problemeve në Kosovë është kryeministri Albin Kurti, që siç pretendon dëshiron të dëbojë serbët nga veriu. Ai tha se refuzimi i Kurtit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka nxitur tensionet që çuan në dhunën në Banjska.

/a.r

#Vuçiç #trishtuar #për #policin #Bunjaku #Edhe #vetë #Radojçiçin #hetojmë #për #vrasjen #tij

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button