Tech
I plagosuri në Dukagjin mbërrin te Trauma në Tiranë

I plagosuri në Dukagjin ka mbërritur te Trauma në Tiranë.
Policia e Shkodrës ka bërë me dije se është informuar për ngjarjen në Dukagjin rreth orës 18:45 të së mërkurës.
Shtetasit GJ. G. dhe Z. G., u plagosën me armë zjarri në malin e Shoshit dhe pas pak minutash Z.G., humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë GJ. G., U dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.
Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.
/a.d
#plagosuri #në #Dukagjin #mbërrin #Trauma #në #Tiranë