Tech

Zveçla për BBC: Serbia organizoi sulmin/ Ambasadori gjerman: Duhet dialog urgjent

Në një intervistë për BBC ministri i Brendshem i Kosoves Xhelal Zvecla ka akuzuar Serbine se kerkon te ndryshojë situatën nëpërmjet sulmeve terroriste.

“Ne sigurojmë rend dhe ligj për të gjithë qytetarët e vendit, pavarësisht etnive.Fatkeqësisht, Serbia mendon që duke organizuar sulme terroriste mund ta ndryshojë situatën në terren.”

Nderkohe per situaten ne veri ka reaguar edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. nëpërmjet një status në rrjete sociale ai ka deklaruar se sulmi i kriminelëve të Serbisë ndaj policëve në Banjskë të Zveçanit tregon nevojen për të vijuar dialogu mes dy vendeve.

JORN ROHDE

AMBASADORI I GJERMANISË NE KOSOVË

“Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i së dielës kundër oficerëve të zbatimit të ligjit në Kosovë, nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani”,

Nga ana tjeter Qeveria e Serbisë e ka shpallur 27 shtatorin ditë zie për të nderuar terroristët e vrarë që sulmuan Policinë e Kosovës.

/a.r

#Zveçla #për #BBC #Serbia #organizoi #sulmin #Ambasadori #gjerman #Duhet #dialog #urgjent

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button