Aktualitet

Beyonce mahnit me performancën e saj në Huston

Beyonce ishte veshur për të lënë përshtypje, teksa çoi turneun e saj të “Renaissance” në qytetin e saj të lindjes, Huston Teksas të shtunën.

Këngëtarja, 42 vjeçe, dukej sensacionale teksa shfaqte linjat e saj të pabesueshme me një fustan “Balmain” nga Olivier Rousteing, shkruan DailyMail.

Fustani i saj i zi me pika ishte përshtatur në perfeksion me një dekolte të thellë dhe një çarje të guximshme deri në kofshë.


Ansambli kishte gjitha

shtu rripa me perla dhe një trëndafil vezullues në ijën e saj, duke tërhequr vëmendjen te beli i vogël i krijueses së hitit “Halo”.

Ajo e kompletoi pamjen me doreza të bardha dramatike të operës dhe vargje perlash rreth qafës së saj.

Fustani u bë për koleksionin e ardhshëm Pranverë-Verë 2024 të “Balmain”, i planifikuar për debutimin në pistë më 27 shtator në orën 20:00 gjatë “Javës së Modës” në Paris.

Më vonë gjatë spektaklit Beyoncé i befasoi fansat e vendlindjes me një paraqitje nga Megan Thee Stallion.

“A kemi ndonjë zonjë dhe zotëri “të egër” në Huston sonte?” ajo pyeti teksa prezantoi të ftuarin e saj special. “Ju lutem të duartrokisni për Megan Thee Stallion e Hustonit”, tha ajo ndërsa reperja fituese e çmimeve u ngjit në skenë.


#Beyonce #mahnit #performancën #saj #në #Huston

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button