Tech
Mbyllet votimi në Kukës, pjesëmarrja më e ulët se më 14 Maj

Qytetarët e Kukësit votuan këtë të diel, në zgjedhjet e parakohshme vendore, për kryetarin e ri të bashkisë.
Procesi i votimit u mbyll në orë 19:00, ndërsa sipas KQZ-së në zgjedhje morën pjesë 45,63 %.
Më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi socialisti Safet Gjici, mandati i të cilit zgjati pak për shkak të skandalit seksual, ku ai u përfshi.
Në zgjedhjet e 14 majit morën pjesë 52.79% e qytetarëve.
/f.s
#Mbyllet #votimi #në #Kukës #pjesëmarrja #më #ulët #më #Maj