Tech

Zgjedhjet në Kukës/ Arrin mbi 41% pjesëmarrja dy orë para mbylljes së votimit

Votimi vazhdon në bashkinë e Kukësit, në një proces që në përgjithësi është raportuar i qetë. 41.75 për qind e kuksianëve kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 17:00, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dy orë para përfundimit të orarit zyrtar të votimit.

Në garë për të marrë drejtimin e bashkisë të Kukësit janë kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata. Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat.

Zgjedhjet e pjesshme  në Kukës zhvillohen pas video-skandalit seksual që përfshiu ish-kryebashkiakun Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit./f.s

#Zgjedhjet #në #Kukës #Arrin #mbi #pjesëmarrja #orë #para #mbylljes #së #votimit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button