Aktualitet

Sulm terrorist në veri të Kosovës, njësiti special vret policin shqiptar (FOTOT)

Një polic ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë në veri të Kosovës, gjatë një sulmi terrorist që ndodhi në fshatin Banjskë në Leposaviç. Nga sulmi mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku, ndërsa i plagosur mbeti polici Alban Reshiti.

Polici i vrare ne Kosove, Afrim Bunjaku
Polici i vrare ne Kosove, Afrim Bunjaku

Personat që sulmuan policët e Kosovës mendohet se janë një skuadër prej 30 vetash, profesionistë ushtarakë, të armatosur rëndë. Paraditen e së dielës, pasi sulmuan policët e Kosovës ata u strehuan brenda oborrit të Manastirit të Banjskës, nga ku janë dëgjuar herë pas here të shtëna armësh.



Dioqeza Rashkë-Prizren ka konfirmuar për mediat e Kosovës se brenda Manastirit të Banjskës janë mbyllur një grup besimtarësh nga Novi Sadi dhe igumeni Danilo. Po ashtu aty gjendet edhe “vëllazëria e Manastirit”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se sulmi në fshatin Banjska të Leposaviçit përfshinte “profesionistë” që përdorin armë të rënda. Në një konference për mediat, Kurti shfaqi disa foto të personave që kanë vepruar në veri. Ata duket që janë të armatosur dhe të veshur me uniforma kamuflazh.

“Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë a policë, që ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe që i ftoj të dorëzohen te organet tona të sigurisë. Ata janë që po i sulmojnë policinë tonë, edhe pasi e kanë vrarë Afrim Bunjakun e e kanë plagosur Alban Rashitin”, tha Kurti gjatë konferencës.

Duke përshkruar pamjet, Kurti tha se ata janë vendosur pranë Manastirit në Banjskë të Zveçanit.

Organet e sigurisë dhe prokuroria do të zhvillojnë hetimet për t’i kuptuar këto uniforma të cilat siç shihet përveç xhipave, kanë edhe një autoblindë aty. E vëreni se ka një gjoksore që është tipike për uniformën dhe pajisjet në vendluftime. Është paraqitur një formacion i organizuar që ka ardhur të luftojë në Kosovë”, është shprehur ai.

Ndërkohë gazetarët janë interesuar nëse ka dyshime se personat që kanë hyrë të armatosur në Kosovë janë pjestarë të grupit ëagner dhe për këtë është përgjigjur zv.drejtori i policisë, Fehmi Hoti.

“Kemi pas informacione se individë të grupit ëagner mund të jenë përfshirë, por nuk e kemi të faktuar se janë aty. Si informacion jemi duke e trajtuar. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me KFOR” tha Hoti.

Ambasadori i SHBA në Prishtinë e ka dënuar sulmin nëpërmjet ambasadorit Huvenier. “Policia e Kosovës ka legjitimitet të plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne e pranojmë dhe respektojmë rolin e saj si përgjigja e parë ndaj emergjencave dhe situatave të krizës”, ka thënë ambasadori Hovenier.

Duke komentuar vrasjen në veri, ai ka thënë se autorë e këtyre veprave duhet të mbahen përgjegjës dhe të përballen me drejtësinë.

Sulmi ndaj policisë së Kosovës vjen pas dështimit të dialogut politik në lidhje me zbatimin e planit franko-gjerman. Bashkësia ndërkombëtare fajëson Albin Kurtin që nuk pranon asosacionin e komunave serbe në veri të Kosovës dhe për këtë ka mbajtur qëndrime më të zbutura ndaj Serbisë.

Për pasojë, kur serbët sulmuan ushtarët e KFOR gjatë përleshjeve të dhunshme në veri, reagimi ishte i mekur. Kur serbët rrëmbyen tre policë të Kosovës, reagimi i bashkësisë ndërkombëtare ishte i vonuar dhe i paqartë, duke lënë hapësira për ndërhyrje të natyrës terroriste në veri të Kosovës që e destabilizojnë situatën.

NATO ka dislokuar 700 trupa shtesë për t’u marrë me trazirat në veri të Kosovës, që pas përleshjeve të dhunshme që ndodhën atje pas zgjedhjeve./

#Sulm #terrorist #në #veri #të #Kosovës #njësiti #special #vret #policin #shqiptar #FOTOT

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button