Aktualitet

Rama reagon për policin e vrarë në Kosovë/ Nuk përmend autorët, kërkon dialog

rama censi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin në Kosovë, ku deklaroi se kriminelët, autorët e ngjarjes, duhet të dalin para drejtësisë.

Në postimin e Ramës, bie në sy fakti që në asnjë moment nuk përmendet Serbia, por i bën thirrje komunitetit euroatlantik që me forcën imponuese të ulë në një tryezë dialogu Kosovën dhe Serbinë.

Reagimi i Edi Rama:


Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetërore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë.

Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikëqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin.

#Rama #reagon #për #policin #vrarë #në #Kosovë #Nuk #përmend #autorët #kërkon #dialog

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button