Autoriteti i Dosjeve propozon ndryshime në ligjin për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë

“c)Prioritizimin, për efekt pagese, të rrethit të familjarëve për viktimat e vrara apo të ekzekutuara gjatë komunizmit, harmonizimin e përkufizimit, në nenin 8, të “rrethit të familjarëve” dhe rrethit të trashëgimtarëve me Kodin Civil, për qëllime të përfitimit sipas nenit 7 të ligjit, si dhe barazimin e masës së dëmshpërblimit sipas nenit 7 jo me 8 vite burgim por me 25 vite burgim.
d) Zgjatja e afatit, deri më 31 dhjetor të vitit 2025, për të gjithë subjektet përfituese. Një afat më i gjatë do ishte i nevojshëm edhe për të krijuar mundësi dhe hapësira të verifikimit të përshtatshëm për kategoritë e lartpërmendura, nëse situata e tyre adresohet sipas këtyre sugjerimeve.
e)Përshpejtimin e procesit për dëmshpërblimet e mbetura. Për përfitues të cilët për shkak moshe a gjendjeje shëndetësore (si kur përfituesi është vetë ish-i përndjekuri përfitues, ashtu edhe për familjarë të viktimave të vrara apo të ekzekutuara), përfitimi i plotë i masës së dëmshpërblimit duket të ketë probabilitet të ulët, konsiderimin e mundësisë së pagesës së shumës së mbetur në një këst total të vetëm e jo me këste të copëzuara, në një kohë sa më të afërt.
f)Për të gjithë ish-të përndjekurit të cilët, në kushtet e vuajtjes së dënimit, kanë kryer edhe punë të detyruar (si për shembull në miniera) të konsiderohet mundësia e një pagese fikse mujore si shpërblim për punën e detyruar, e cila nuk prek përfitimet e tjera të deritanishme”.
#Autoriteti #Dosjeve #propozon #ndryshime #në #ligjin #për #dëmshpërblimin #ishtë #dënuarve #politikë