Aktualitet

Berisha i mat themelet e shtëpisë Ramës: Janë 57 metra, kjo është në kundërshtim me ligjet

Çfarë nuk ka bërë gjatë viteve kur ka qenë në pushtet, Sali Berisha e premton tani që është në opozitë.

Këtë të martë, Berisha u zotua se do të t’u legalizonte shtëpitë atyre qytetarëve që kanë këtë nevojë, para çdo akti urbanizimi dhe se pronarët, absolutisht do marrin kompensim me çmim tregu.

Paradoksi këtu qëndron se këtë gjë ai mund ta kishte bërë pa asnjë pengesë kur ishte kryeministër, dhe nëse ky problem egziston dhe sot, do të thotë se është trashëguar nga qeverisja e kreut të PD dhe nuk ka lindur gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, siç e propagandon ish-kryeministri.

“Të tjerëve u thotë, ato dokumente mbani, por votoni njëherë, pastaj të shoh t’i quaj certifikata pronësie apo jo. Ua them unë ju. Që të gjitha do konsiderohen certifikata pronësie dhe ne këtu as nuk kemi bërë dhe as nuk do bëjmë ndonjëherë urbanizim para legalizimit. Do të bëjmë legalizim para urbanizimit.

Po të kthehemi pak pas në atë periudhë, ne nuk kishim konflikte me qytetarët. Jo. Se ne bënim legalizim para urbanizimit. Shpërblehej, legalizohej, shpërblehej me çmimin e tregut dhe arsyetohej se do vijë rruga, se do ndërtohet shkolla, se do ndërtohet kopshti.

U krijua njëherë një konflikt të shkolla teknologjike. E pyes ministrin: çfarë ka ndodhur atje, pse po protestojnë ata? Protestojnë thotë se, problemi i dëmshpërblimit. Problemi i dëmshpërblimit është çmim tregu. E kemi parim atë punë, nuk ka punë legalizimi. Ne i quajmë të legalizuar dhe pastaj, i paguajmë njëherë, pastaj urbanizimi.

Asnjë sherr, asnjë konflikt. Kurse këta fut buldozierët, iu hedhin gaz foshnjëve, etj. etj. Këto marrin fund! Do legalizohet çdo shtëpi para çdo akti urbanizimi. Pronarët, absolutisht do marrin kompensim me çmim tregu.

I garantoj pronarët se marrëdhënia me ta do të jetë një marrëdhënie e ndershme dhe brenda mandatit 2025-2029, do t’i japim përgjigje përfundimtare problemeve dhe detyrimeve që rrjedhin nga pronësia dhe detyrimeve që rrjedhin nga persekutimi politik i shqiptarëve”, tha Berisha.

Indicien për t’u zotuar se do t’u mbajë shqiptarëve një premtim që mund ta kishte realizuar para afro 12 vitesh, Berisha e mori nga shtëpia e kryeministrit Rama, që sipas kreut të PD, parametrat e ndërtimit i ka të jashtëligjshme.

“Po të shkoni në Surrel, gjeni atje një vilë me 57 metra të gjata themelet, me një kopsht 830 metra, i tëri i ndërtuar në kundërshtim me ligjet. I legalizuar 100%, dhe këto janë Sarajet e Edi Ramës”, tha Berisha.

#Berisha #mat #themelet #shtëpisë #Ramës #Janë #metra #kjo #është #në #kundërshtim #ligjet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button