Dodik takon Putinin: Ai do të na mbrojë nga ndërkombëtarët

Pas mbështetjes së pakushtëzuar të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, lideri i Republikës Srbska në Bosnje dhe Hercegovinë merr edhe atë të Valdimir Putin, në përballjen me drejtësinë në vend dhe ndërkombëtarët. Dodik zhvilloi bisedime këtë të martë me Putinin në Moskë, në takimin e tyre të 26, siç u kujdes të theksonte.
“Putini i di detajet dhe situatën e përgjithshme që po ndodh këtu. Rusia është një vend shumë i rëndësishëm për Republikën Srpska, brenda Këshillit të Sigurimit dhe ka qenë gjithmonë objektiv. Rusia është garantuesi i marrëveshjes së paqes dhe Putini e tha këtë në takim”, pohoi Dodik.
Sipas tij, Putin e kishte siguruar Rusia do të punojë për përfundimin dhe ndërprerjen e punës së institucioneve ndërkombëtare në Bosnje, veçanërisht përfaqësuesit të lartë të rremë, siç e quan ai.
#Dodik #takon #Putinin #të #mbrojë #nga #ndërkombëtarët
Java News