Kemi diskutuar për Mirlindin, por ishte një transferim joreal

Emri i Mirlind Dakut ishte një nga më të përfolurit në merkaton e janarit në kampionatin rus. Për sulmuesin shqiptar kishte interes të gjerë si nga Rusia, ashtu edhe jashtë saj. Një prej skuadrave të interesuara ishte edhe CKSA-ja e Moskës. Trajneri Nikoliç shpjegoi për “That’s football, brother” arsyen përse nuk u krye transferimi i Dakut. Trajneri serb u shpreh se shifra e kërkuar për kartonin e tij ishte shumë e lartë për klubin.
“Po, Daku është diskutuar, por ne së brendshmi menduam se ishte një transferim joreal. Kjo për shkak të parave dhe gjërave të tjera të ndryshme. Kur dikush lëviz nga një klub rus në një klub tjetër rus, transferimi rritet. Nuk ishim gati të paguanim atë sasi parash”, ka shpjeguar Marko Nikoliçi./Sport Ekspres/
#Kemi #diskutuar #për #Mirlindin #por #ishte #një #transferim #joreal
SportExpress