AktualitetDurresi Sot
Durrës – Merr flakë apartamenti tek stacioni i trenit (Video)

Rreth orës 23:30, në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit ra zjarr në katin e 10 të një pallati.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.
Shërbimet e Policisë evakuan menjëherë banorët dhe nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar.
Zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaut të rënies së zjarrit.
2 te moshuar banoret e apartamentit u nxorren pa lendine. I gjithe pallati u evakua per arsye sigurie.