Autori i plagosjes së efektivit të Shqiponjave| Vocaj apel qytetarëve: Kujdes! Është i armatosur dhe me shenja depresioni

Kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një prononcim për gazetarët dha detaje për autorin e dyshuar të plagosjes së efektivit Edlir Alleshi, pasditen e sotme në Tiranë
Ai tha se Klerent Bozhanaj, 42-vjeç është i armatosur dhe ka shenja të theksuara depresioni ndërsa shtoi se policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për ata që do të ndihmojnë në kapjen e autorit.
“Ai ka një dëmtim me armë zjarri. Shërbimet e policisë të drejtorisë së Tiranës, forcat speciale Renea dhe të gjithë forcat e policisë së republikës janë mobilizuar për kapjen e autorit, i cili quhet Klerent Bozhanaj 42 vjeç. Theksojmë se është i armatosur dhe ka shenja të theksuara të depresionit. Policia ve në dispozicion 20 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që mund të çojë në kapjen e autorit”.
/a.d
#Autori #plagosjes #së #efektivit #të #Shqiponjave #Vocaj #apel #qytetarëve #Kujdes #Është #armatosur #dhe #shenja #depresioni