“Folëm për paketën e investimeve në Shqipëri”, Rama jep lajmin nga New York: Presidenti i Emirateve, së shpejti në Tiranë

Teksa ndodhet në New York, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe. Rama e cilëson atë si mik të çmuar ndërsa zbardh bisedën.
Kreu i ekzekutivit shqiptar shprehet se së shpejti në Tiranë do të vijë vetë Presidenti i EBA-s.
“New York – Me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, mikun e çmuar Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan, folëm për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tonë” – shkruan Edi Rama teksa publikon fotot e mëposhtme:
/a.r
#Folëm #për #paketën #investimeve #në #Shqipëri #Rama #jep #lajmin #nga #York #Presidenti #Emirateve #së #shpejti #në #Tiranë