Interi i derbit habit edhe teknikun e Manchester City Guardiola: “Shikoni cfarë bënë zikaltrit me Milan”

Pep Guardiola fitoi Champions League me Manchester City duke mposhtur Inter në finale dhe, në prag të debutimit të tyre sezonal në kompeticion, ka dashur të rikthehet te ndeshja e Stambollit. Spanjolli nuk i ka kursyer lavdërimet për kundërshtarin e tij: “Shikoni çfarë bëri Interi në derbi, fitoi 5-1 kundër Milan. Gjithmonë e kam ditur se do të përballemi me një ekip shumë të fortë”. Për teknikun Guardiola nuk duhet nënvlerësuar aspak Interi i Inzaghit këtë sezon: “Zikaltrit janë kandidatë për t’u rikthyer në finale”.
Trajneri i Manchester City e kishte shprehur tashmë mendimin e tij për cilësitë e Inter, edhe pas verdiktit të gjysmëfinaleve. Guardiola pati pretenduar vështirësinë e përballjes me skuadrën e Simone Inzaghi në një ndeshje teke: “Unë e kam ditur gjithmonë që Interi është shumë i fortë dhe e ka dëshmuar në finalja kundër nesh. Ata na kanë krijuar shumë telashe. Fitorja jonë ishte e ngushtë, monedha ra në favorin tonë”.
Më pas lëvdatat: “Kam ndjesinë se Interi është një nga kandidatët për t’u rikthyer në finalen e Champions League. Në Stamboll ata ishin shumë konkurrues “.
#Interi #derbit #habit #edhe #teknikun #Manchester #City #Guardiola #Shikoni #cfarë #bënë #zikaltrit #Milan
Lapsi