Shëndeti
U kap duke transportuar dru zjarri, prangoset 41-vjeçari në Devoll

Një 41-vjeçar është vënë në pranga në Devoll, pasi u kap duke transportuar dru zjarri.
Policia njofton se 41-vjeçari u ndalua në aksin rrugor Miras-Bilisht dhe në furgonin e tij u gjet një sasi dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
/a.r
#kap #duke #transportuar #dru #zjarri #prangoset #41vjeçari #në #Devoll