Vidhnin energji elektrike, OSHEE padit pesë bujtina dhe një pulari në Shkodër

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka kryer një aksion në Theth me fokus bizneset e zonës duke u bazuar mbi të dhënat e humbjeve në këtë zonë.
Nga kontrollet e ushtruara, në bashkëpunim me forcat e rendit u kapën në flagrancë 5 subjekte private, me aktivitet “bujtina”. Nga verifikimi rezultoi se vidhnin energji elektrike me linjë të dytë.
Një subjekt privat “pulari” në Shkodër u zbulua se vidhte energji elektrike, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë tek një tjetër abonent që kundërshtonte punonjësit e OSSH të hynin në ambjent për të kryer faturimin.
Të gjitha rastet e proceduara në prezencë të policisë i kaluan për gjykim të mëtejshëm institucioneve kompetente.
/a.r
#Vidhnin #energji #elektrike #OSHEE #padit #pesë #bujtina #dhe #një #pulari #në #Shkodër