Tech

E përditshmja amerikane “Inside Hook”: Pushime të përsosura në Rivierën dhe Alpet shqiptare

Shqipëria është destinacioni i ri evropian për të cilën turistët nuk e dinë se kanë nevojë.

Me këtë titull e përditshmja amerikane ‘Inside Hook’ fton lexuesit  të vizitojne vendin tonë dhe  liston edhe arsyet se pse Shqipëria nuk do t’i zhgënjejë.

Për një javë pushime ajo rekomandon disa vende për të eksploruar pak nga bukuritë e shumta natyrore. Tirana mbetet ndalesa e parë perfekte duke qënë se kryeqyteti ofron qasje të lehtë si në plazhet në jug ashtu edhe në malet në veri.

Në zemër të Tiranës vizitorët do të ndeshen me Sheshin Skënderbej, i preferuar si nga vendasit ashtu edhe nga turistët. Xhamia e Et’hem Bej  e shekullit të XVIII me muralet e saj të mrekullueshme, por edhe Muzeu Kombëtar në skajin tjetër të sheshit janë mes shumë atraksioneve të tjera që ofron kryeqyteti.

Tirana

‘Inisde Hook’ nuk harron pa përmendur Kalanë e Tiranës, por edhe  Bunkart, një bunker i periudhës komuniste i shndërruar në muze. Nga Tirana vizitorët mund të drejtohen drejt Beratit i njohur si  qyteti i një mbi një dritareve.

Berat

E përditshmja amerikane “Inside Hook”: Pushime të përsosura në Rivierën dhe Alpet shqiptare

Pjesë e listës së vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2008, Berati është shembull i rrallë i arkitekturës së periudhës osmane. Një  qytet i njohur për arkitekturën e tij të shkëlqyer të epokës otomane është po ashtu edhe “qyteti i gurtë” i Gjirokastrës.

Kështjella e Gjirokastrës

E përditshmja amerikane “Inside Hook”: Pushime të përsosura në Rivierën dhe Alpet shqiptare

Zemra e qytetit është zona e pazarit me rrugët e tij të ngushta e me kalldrëm. Edhe kalaja e Gjirokastrës e ndërtuar në shekullin e IV ofron një pamje piktoreske të qytetit. Po aq i bukur sa Gjirokastra është edhe qyteti i Sarandës ku turistët do të gjejnë plazhe të denja për të pasuruar rrjetet sociale me foto dhe video të bukura.

Saranda

E përditshmja amerikane “Inside Hook”: Pushime të përsosura në Rivierën dhe Alpet shqiptare

Përveç plazheve të Sarandës rekomandohen gjithashtu edhe ato të  Himarës, Vunosë dhe Dhërmiut. Nëse pasioni është më i madh për malin, Alpet Shqiptare janë zgjidhja perfekte! E bekuar me muaj të gjatë me diell, dhe një kuzhinë të ndikuar nga fqinjët e largët e të afërt, duke përfshirë Greqinë, Italinë dhe Turqinë, Shqipëria thotë e përditshmja amerikane “ofron më të mirat e turizmit evropian me një kosto të papërfillshme”.

#përditshmja #amerikane #Hook #Pushime #të #përsosura #në #Rivierën #dhe #Alpet #shqiptare

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button